Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri nga vetura në drejtim të një personi në Prishtinë, ky iu kundërpërgjigjet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 3 qershor në ora 00:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të mashkullit kosovar, i cili është u kundër përgjigjur duke gjuajtur me armë zjarri”, thuhet në raport.

Si pasojë e gjuajtjeve janë dëmtuar dy vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 predha dhe një fishek.

Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/