Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 12:50 në rrugën “Emin Duraku”.

“Është raportuar se një person i panjohur derisa ka qenë në lëvizje me një motoçikletë, ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Policia po heton rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version