Site icon Telegrafi

Të shtëna në “Ulpianë” – në vendngjarje policia gjen një armë zjarri

Në rrugën “Mujë Krasniqi”, në Prishtinë ka ndodhur disa të shtëna me armë zjarri.

Policia menjëherë ka dal në vendngjarje, personi që ka shtënë me armë është identifikuar, por që ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila ka thënë se me këtë rast edhe kanë sekuestruar një armë zjarri.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mujë Krasniqi”, në Prishtinë, ( saktësisht në një lokal).

Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.

Në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka bërë sekuestrimin e një arme zjarri që dyshohet të jetë përdorë në rast.

Zyrtarët kompetent policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Exit mobile version