Tv Telma bën të ditur se mbrëmë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në shtabin partiak të LSDM-së në Strumicë, mes qytetarëve dhe policisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informatave të cilat i publikoi ky televizion, zyrtarë policorë kishin shkuar të arrestojnë një person të dyshuar për kryerjen e një vepre penale, por qytetarët të cilët kanë ndodhur në vendgjarje nuk kanë lejuar arrestimin e tij dhe personin e dyshuar e kanë futur në shtabin partiak të LSDM-së.
Bëhet e ditur se më pastaj janë sulmuar dy policë të cilët janë transferuar në spital për t’i trajtuar lëndimet e marra, ndërsa thuhet se paraprakisht ata kanë shtënë me armë në ajër.
Personi i kërkuar ka deklaruar se po e arrestojnë pasi që është aktivist i LSDM-së. Nga policia nuk ka ende informata zyrtare, përveç vërtetimit se policët janë në spital./Telegrafi/