Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Raportohet se ka të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.
Të shtënat kanë ndodhur pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal në Fier. Dyshohet se përplasja me armë ka ndodhur pas një konflikti midis të rinjve, i cili ka nisur në Levan.
Burime për mediat bëjnë me dije se konflikti ka nisur më herët mes dy grupe të rinjsh, të cilët janë goditur midis tyre me sende të forta jashtë ambienteve të Urgjencës së Spitalit dhe ka përfunduar me përplasje me armë. Të plagosurit ndodhen në sallën e operacionit.
Ende nuk bëhen të ditura më tepër detaje mbi identitetin e të rinjve, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe gjithashtu ka shoqëruar 5 persona.
Vijon…