Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri.
Siç raporton Euronewsal, nga të shtënat ka mbetur një person i plagosur, i cili është Gjergj Ndershtiqaj.
Po ashtu mësohet se i plagosuri është efektiv policie, ndërkohë që dyshohet edhe për një tjetër të plagosur (ende pa konfirmuar).
Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.