Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se personi i plagosur është dërguar për trajtim në QKUK.

“Rreth orës 15:30 e kemi pranuar informatën se në rrugën “Ali Kelmendi”, në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe kanë hasur në një person, mashkull D.K, 27 vjeçar, i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit. Personi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se hetuesit policor, po punojnë në identifikimin e të dyshuarve për këtë rast.

“Hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë Flora Ahmeti. /Telegrafi/