Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona (Foto)

Policia e Kosovës konfirmoi për Telegrafin se dy persona janë plagosur të hënën te parku i qytetit në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës tha se të plagosurit janë dërguar për trajtim shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa Policia ende është në vendngjarje.

Nuk dihen motivet e rastit, ndërkaq ky është motori në të cilin ishin dy personat që u qëlluan. /Telegrafi/