Dyshohet se një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së dielës nga të shtënat me armë zjarri në Aktash të Prishtinës.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Gazmend Zajmi” në Aktash të Prishtinës rreth orës 22:00.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka deklaruar për Telegrafin se në QKUK janë sjellë pesë të plagosur.
“Janë sjellë pesë të plagosur, të cilët po trajtohen. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Syla.
Ka dyshime se në vendin e ngjarjes ka mbetur edhe një i vdekur por deri në momentin e këtij raportimi s’ka njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës mbi këtë rast.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, që po kryejnë procedurat hetimore.
Telegrafi ka kontaktuar me policinë dhe është ende në pritje të një përgjigje më të hollësishme./Telegrafi/