Telegrafi

Vdes në spital personi që u plagos në një lokal në Klinë

E plotësuar: Ka vdekur personi që është plagosur sot pasdite në një lokal në Klinë.

Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj.

“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës, dhe mandej nga atje është konfirmuar vdekja e tij”, deklaroi tha Bojaj.

***

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë, një person ka mbetur i plagosur.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se i plagosuri është dërguar në QKMF-në e Klinës, ndërsa ka theksuar se i dyshuari është ka ikur nga vendi i ngjajrjes.

“Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.

“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, deklaroi Gashi./Telegrafi.