Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Skenderaj, policia konfiskon një armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë në fshatin Polac të Skenderajt.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se ata kanë pranuar informatën se ka të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, transmeton Telegrafi.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbi bazën e informacionit fillestar kanë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar një armë të shkurt ( revole) me gaz, një karikator, dy fishek dhe katër gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar S.X., 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë në aheng familjar”, thuhet në njoftim.

 

Më tej, Policia e Kosovës bën të ditur se pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe i është iniciuar rasti ’’përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/