(E plotësuar) Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 20:30 ka pasur të shtëna me armë zjarri në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për Telegrafin se nga rasti nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 20:30, kemi marrë informatën se në fshatin ‘Miradi’ të Fushë Kosovës, dyshohet të ketë pasur të shtëna armësh. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq policia ka identifikuar një person të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, deklaroi ai.
– – – –
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në fshatin Miradi të Fushës Kosovës.
Telegrafi mëson se të shtënat kanë ardhur nga një veturë e cila ishte në lëvizje në drejtim të një personi.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/