Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, qëllohet drejt punonjësit të policisë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Kurbin të Lezhës. Raportohet se është qëlluar me armë drejt një oficeri police, i cili ka qenë duke lëvizur me makinë në rrugën në fshatin Sanxhak.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa fatmirësisht polici nuk është plagosur.

Nuk dihet nëse ka qene atentat apo tentative grabitje. /Telegrafi/