Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Kurbin të Lezhës. Raportohet se është qëlluar me armë drejt një oficeri police, i cili ka qenë duke lëvizur me makinë në rrugën në fshatin Sanxhak.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa fatmirësisht polici nuk është plagosur.
Nuk dihet nëse ka qene atentat apo tentative grabitje. /Telegrafi/