Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri në Korçë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Korçës, mëngjesin e kësaj të premte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 ose siç njihet ndryshe si lagjja e Radanecit. Në vendin e ngjarjes janë gjendur pesë gëzhoja.

Mësohet se autori, të cilin policia ka arritur ta identifikojë, ka qëlluar 5 herë në ajër dhe është larguar nga vendngjarja.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe janë vendosur në ndjekje të autorit. /TCH/

 

Exit mobile version