Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, dy të plagusur

Dy persona dyshohet se janë plagosur sot rreth orës 19:00 në një përleshje ku janë përdorur edhe armë zjarri, në sheshin “Faruk Elezi” në Klinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës Fadil Gashi ka deklaruar për Telegrafin se viktimat kanë marr plagë nga arma e zjarrit dhe mjeti i mprehtë.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një përleshje në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjarë në Klinë. Për pasojë, dyshohet se nga përdorimi i armës së zjarrit dhe mjetit të mprehtë kanë pësuar lëndime dy persona”, ka njoftuar Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ambulanca.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës./Telegrafi/