Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, një person i lënduar

Të hënën rreth orës 15:11, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, lidhur me rastin janë shoqëruar dy persona në stacionin policor, ndërsa një person tjetër është transportuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Dyshohet se ai ka pësuar lëndime trupore gjatë një përleshjeje fizike.

Policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri nga vendi i ngjarjes.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë./Telegrafi/

Exit mobile version