Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri disa herë.
Arrestimi i tij ka ndodhur rreth orës 17:20, ditën e diel, transmeton Telegrafi.
“Pas disa të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz me 14 copë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë”, bëhet e ditur në njoftim.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Telegrafi/