Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren, policia arreston një person

Policia ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, transmeton Telegrafi.

“Fsh. Gjonaj, Prizren 13.09.2024-23:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gaz e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version