Telegrafi

Të shtëna me armë në Vlora, plagoset 33-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e së hënës në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, te Kombinati i Peshkut ku është plagosur në rrethana ende të paqarta me armë zjarri shtetasi Tonin Ramaj, 33 vjeç.

33-vjeçari është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen. /Telegrafi/