Telegrafi

Të shtëna me armë në Shëngjin, dyshohet për një të plagosur

Të shtëna me armë raportohet se kanë ndodhur në Shëngjin këtë të enjte, ndërsa dyshohet për një të plagosur.

Top Channel raporton se ngjarja ka ndodhur tek Rana e Hedhun, pranë një lokali.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Lezhës dhe po merr mjekim në urgjencë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plagosjes.