Në Oslo, dy persona u vranë gjatë natës dhe 14 u plagosën nga të shtënat që ndodhën në një klub nate dhe në rrugët përreth.
Policia tha se kishte arrestuar një të dyshuar, i cili besohet të jetë i vetmi autor i krimit që ndodhi herët në mëngjes në Londrën Pub Club dhe rrugët përreth. I dyshuari është arrestuar pak minuta pas të shtënave.
Sipas washingtonpost, Londra Pub është një klub i njohur homoseksualësh në qendër të Oslos. Gazetari norvegjez i shërbimit publik, Olav Roenneberg tha se pa një burrë me një çantë që mori një armë dhe filloi të qëllonte. Ende nuk dihet motivi i sulmit.
To personer er bekreftet døde i skyteepisoden. Det er flere alvorlig skadde. Politiet definerte oppdraget som en PLIVO hendelse.
— OPS Politiet Oslo (@oslopolitiops) June 24, 2022
Sulmi ndodhi përpara një parade krenarie në Oslo, 50 vjet pasi shteti u dha me ligj të drejtat LGBTI+ njerëzve.
Kryeministri Jonas Gahr Stoere tha se ky ishte një sulm i tmerrshëm dhe, siç tha ai, thellësisht tronditës ndaj njerëzve të pafajshëm dhe mbështeti njerëzit LGBTI+.
Një numër i madh i shërbimeve të urgjencës janë në vendin e krimit dhe spitalet në Oslo janë në gatishmëri të lartë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Niffelheim1983/status/1540576264565694464
Oslo Gay Bar Shooting:
– At least 2 dead, multiple injured, after shooting at a popular gay bar in Oslo, Norway
– Shooting occurred on eve of city’s ‘pride weekend’
– A suspect is in custody
– Witness says a man took a gun out of a bag and started shootingpic.twitter.com/WQjEo0gZY7— PM Breaking News (@PMBreakingNews) June 25, 2022
#Breaking Several shots were fired outside the London pub in central Oslo. At least two people have been shot and killed. „I saw a man come to the place with a bag, he picked up a weapon and started firing“ said a witness. #oslo #skyting #massshooting #osloshooting #BreakingNews pic.twitter.com/jXgCfqkxDD
— 247TV (@247TV3) June 25, 2022