Telegrafi

Të shtëna me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Foto: Ilustrim

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:05 në Prishtinë.

Siç ka njoftuar policia ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se dy  persona të maskuar  kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë se tij.

Lidhur me rastin njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishekë.

Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime. /Telegrafi/