Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot rreth orës 04:00 në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në  rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje sipas saj, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ personave të dyshuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version