Një person është plagosur sonte rreth orës 21:00 në Prishtinë, pasi në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri. Policia ka arrestuar të dyshuarin, të cilit i është konfiskuar një revole.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘George Bush’, në Prishtinë. Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, personit të dyshuar I.I., mashkull 33 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit” ka thënë zëdhënësja Ahmeti.
Ajo ka thënë se aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin. /Telegrafi/