Një person ka marr lëndime trupore si pasoj e të shtënave me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23:43, në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i lënduari është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor.
“Raportohet se në lokacionin e përmendur ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur të lënduar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nga i cili është konfiskuar një armë automatike AK-47. I lënduari është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në lidhje me rastin është arrestuar një person i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, e si të dyshuar janë edhe dy persona të tjerë të cilët gjenden në arrati. /Telegrafi/