Telegrafi

Të shtëna me armë në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:30 në Prishtinë, një person ka raportuar se një person tjetër ka shtënë me armë zjarri në ajër, e më pas i njëjti me veturën e tij është larguar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë fisheku.

Gjatë kërkimit të të dyshuarit në një rrugë tjetër është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast dhe nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/