Telegrafi

Të shtëna me armë në Pejë, një i arrestuar për tentim vrasje

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi pas një mosmarrëveshje janë kacafytur dhe rrahur në mes vete.

Njëri nga të dyshuarit ka përdorur armën e zjarrit-revolen, duke shtëne në drejtim të dyshuarit tjetër i cili ishte duke u larguar me automjetin e tij me tabela vendore por pa pasoja.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një fishek kal.7.65 mm.

Dy të dyshuarit pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit nuk ka dorëzuar armën e zjarrit. Me vendimin e Prokurorit, të dyshuari janë dërguar në qendrën e mbajtjes, raporton kp, përcjell Telegrafi.