Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë në një aheng në Prizren, policia sekuestron një AK47

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasi kishin parë të qarkullojë një video inçizim, në të cilën shihen të shtëna me armë gjatë një ahegu familjar në Prizren, kishin dalë në vendin e ngjarjes.

Pas intervenimit të policisë, janë sekuestruar gjashtë gëzhoja dhe po ashtu edhe një AK47 dhe një karikatorë me fishekë.

Po policia njofton, gjithashtu se rasti është në koordinim më prokurorin e shtetit dhe po vazhdon të hetohet.

“Raportohet se njësitë policore kanë vërejtur se në një rrjet social është duke qarkulluar një video incizim në të cilin vërehet se në një aheng ka të shtëna me armë. Pas një pune hetimore janë identifikuar të dyshuarit dhe se gjatë bastisjes në shtëpinë ku është mbajtur ahengu janë gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja e më pas në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një AK47 me një karikator pa fishekë. Lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, bënë të ditur policia./Telegrafi/

Exit mobile version