Site icon Telegrafi

Të shtëna arme në Laknas të Tiranës, policia raporton për një të vrarë një të plagosur

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Laknasit në Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 55-vjeçar, si dhe u plagos një tjetër shtetas.

Autori është një 70-vjeçar, i identifikuar si Maliq Marku, i cili pas një konflikti me dy persona ka qëlluar me armë në drejtim të tyre.

I vdekur në vend ka mbetur shtetasi Shefqet Hasa, ndërsa u plagos Besim Keça.

Nga informacionet parapake dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërkohë që personi i plagosur është dërguar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

“Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit”, njofton policia. /Telegrafi/

Exit mobile version