Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë në Korçë, 71-vjeçari neutralizohet pas dy orësh nga forcat RENEA

Ka zgjatur rreth dy orë aventura e 71-vjeçarit Edmond Naska, i cili terrorizoi mëngjesin e kësaj të marte banorët e lagjes 16 në qytetin e Korçës, duke qëlluar disa herë me armë në ajër.

I moshuari që vuan nga probleme të shëndetit mendor u mbyll në banesën që ndodhej në katin e parë të një pallati pasi qëlloi me armë, ndërsa policia lokale evakuoi banorët në pritje të forcave RENEA.

Lexo po ashtu I moshuari që qëlloi me armë refuzon të dorëzohet, RENEA mbërrin në Korçë

Pak pasi efektivët e repartit special kanë mbërritur në Korçë, ata kanë bërë të mundur neutralizimin e 71-vjeçarit përmes dritares së banesës së tij.

Një prej efektivëve të RENEA-s e ka mbajtur atë të bllokuar nga duart ndërkohë që kolegët e tij kanë ndërhyrë nga dera e apartamentit, duke e vënë shpejt në pranga.

Exit mobile version