Telegrafi

Të shtëna me armë në Kamëz, thyhen xhamat e një lokali

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë thyer xhamat e një lokali në Kamëz.

Sipas një njoftimi nga policia, referuar të dhënave të para, xhamat dyshohet të jenë thyer si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht lokali në ato momente ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasojë në jetë njerëzish.

“Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin ‘Donald Trump’, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M.. Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftim të Policisë së Shtetit. /Abc news/Telegrafi/