Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë në Gjilan

Foto: ILUSTRIM

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në lagjen “Dardania”, në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.

“Po ka pasur të shtëna me armë zjarri, nuk ka të dyshimtë për momentin dhe as të plagosur”, tha ai.

Ai bëri të ditur se policia është duke ekzaminuar vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Exit mobile version