Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, nuk ka persona të lënduar

Një person ka raportuar se një person tjetër i shoqëruar edhe me dy persona të tjerë kanë shtënë me armë në drejtim të tij, me ç ‘rast ia kanë dëmtuar veturën.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:50, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovari i cili kishte qenë së bashku me dy të dyshuar tjerë, kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës dhe ia kishte dëmtuar edhe veturën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version