Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë në drejtim të diskotekës “Venom”, policia thotë se nuk pati të lënduar

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmë në diskotekën “Venom” e cila gjendet në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 23:25.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se aktualisht janë duke vazhduar hetimet me qëllim identifikimin e persona e të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë dhe në zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. /Telegrafi/

Exit mobile version