Telegrafi

Të shtëna me armë në ahengje, arrestohen familjarët

Si pasojë e të shtënave me armë në ahengjet familjare në Kosovë, gjatë ditës së djeshme disa persona janë arrestuar.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se në fshatin Sirokë të Suharekës është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë, si pasoje e të shtënave është lënduar një mashkull i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Arma e tipit EKOL Jackal Dual 9mm është konfiskuar ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se në fshatin Kushnin të Prizerenit me urdhër te prokurorit , është bastisur shtëpia e nje qytetari pasi qe i njëjti gjate një ahengu familjar kishte shtënë me arme zjarri. Gjate kontrollit është gjetur dhe konfiskuar arma –pistolete CZ me një karikator me pesë fishekë te cal. 7.62 .Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti shkon ne procedurë të rregullt.

Edhe në Rr. Selim Ukshini, në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti gjate një ahengu familjar ka shtënë me arme zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen-pistolete Ekol me një karikatorë me katër fishek dhe dy gëzhoja te cal. 9 mm. Me urdhër te prokurorit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës

Ndërsa, në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj është arrestuar i dyshuari një person pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri ne ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një arme me gaz e cal 9 mm dhe një karikatorë me pesë fishekë . Me urdhër te prokurorit i dyshuari është liruar ne procedurë të rregullt.