Reperët 6ix9ine dhe 50 cent janë në realizim të një bashkëpunimi të ri, që do të vijë së shpejti.
Megjithatë, jo gjithçka i ka ecur mirë dyshes gjatë xhirimeve të klipit.
Një person i armatosur ka shtënë me armë te lokacioni ku 6ix9ine dhe 50 cent po xhironin.
Ngjarja ndodhi të martën mbrëma në Brooklyn, teksa policia arriti menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas raportit policor, askush nga të pranishmit nuk u lëndua, ndonëse sulmuesi qëlloi plot tetë herë me armë.
Ende nuk janë bërë të ditur arsyet që kanë çuar sulmuesin deri në kryerjen e kësaj vepre.
Ndërkohë, policia është ende duke hetuar nëse sulmi është bërë në drejtim të artistëve. /Telegrafi/