Site icon Telegrafi

A do të shpëtojë edhe këtë herë Zvërlevski nga shkarkimi?

Debati për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski është i mundur të mbahet këtë fundjavë, shpekulojnë një pjesë e mediumeve, duke u thirrur në burimet e veta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se deri të enjten duhet të mbarojë afati rregullor i paraparë për rebalancin e Buxhetit, ku shtojnë se ai do të jetë në shqyrtim në Qeveri.

Kryekuvendari Talat Xhaferi, ndryshe ka njoftuar grupin koordinator grupën e deputetëve, se deri të premtën, kur mbaron Komisioni diskutimin për rebalancin e buxhetit, planifikon t’i caktojë të gjithë seancat e nisura, me prioritet për shkarkimin e Zvërlevskit.

Përndryshe, seancat e kaluara për prokurorin publik, nuk kanë rezultuar të suksesshme, pasi ka patur obstruksione nga opozita. /Telegrafi/

Exit mobile version