Në mesin e shumë yjeve botëror që kanë reaguar për vdekjen e Kobe Bryant janë edhe Cristiano Ronaldo e Lione Messi.
Legjenda e basketbollit ndërroi jetë në helikopterin me të cilin po udhëtonte së bashku me vajzën e tij Gianna Mari.
Ylli portugez ka shkruar në llogaritë e tij në rrjetet sociale, duke thënë se është një lajm i hidhur, pasi ka ndërruar jetë një legjendë inspiruese.
So sad to hear the heartbreaking news of the deaths of Kobe and his daughter Gianna. Kobe was a true legend and inspiration to so many. Sending my condolences to his family and friends and the families of all who lost their lives in the crash. RIP Legend💔 pic.twitter.com/qKb3oiDHxH
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) January 26, 2020
“Shumë pikëlluese ta dëgjoj lajmin e zemërthyes për vdekjen e Kobe dhe vajzës së tij Gianna. Kobe ishte një legjendë e vërtetë dhe një inspirim për shumë. U dërgojë ngushëllimet e mija familjes, shokëve dhe familjeve e të gjithë atyreve që humbën jetë në atë aksident. U prehsh në paqe legjendë”, ishte shkrimi i 34-vjeçarit.
Ndërsa Messi ka thënë se ai nuk ka fjalë ta përshkruajë lajmin e hidhur që ka marrë për vdekjen e Kobe.
“Nuk kam fjalë… të gjithë dashurinë time për familjen e Kobe dhe shokëve. Ishte kënaqësi që të kam takuar dhe kemi ndarë kohët të mira së bashku. Ti je një gjeni së disa të tjerë”, ka shkruar 32-vjeçari.
Ngushëllimeve të Messit e Ronaldos i janë bashkangjitur edhe shumë lojtarë e klube të futbollit për lajmin tragjik për vdekjen e legjendës së basketbollit. /Telegrafi/