Ylli i Arsenalit, Bernd Leno, pa shtëpinë e tij të goditur nga një pemë mes kaosit të shkaktuar nga stuhia “Eunice”.
Britania u godit nga moti i keq, me më shumë se një milion shtëpi të mbetura pa energji në mes të stuhive të forta.
Portieri 29-vjeçar ka përdorur rrjetet sociale për t’u treguar fansave dëmin që i është shkaktuar kopshtit të tij nga “Eunice”.
Gjermani postoi një imazh të një peme që ka rënë anash në oborrin e tij, me mbishkrimin ‘oh mirë’.
Ai ndau një tjetër pemë të shtrirë pranë shtëpisë së tij, duke shtuar: “afër”.
Leno mund të ndihet paksa i mërzitur për fatin e tij, pasi ka dhuruar një sezon zhgënjyes te Gunners.
Pas fillimit të tre ndeshjeve të para të sezonit në Premier League, gjermani humbi pozicionin e tij fillestar ndaj Aaron Ramsdale.
Që atëherë, atij i është dashur të kënaqet me një paraqitje në Kupën e Ligës, si dhe me një paraqitje në humbjen e Arsenalit ndaj Nottingham Forest në FA Cup.
Nga kjo stuhi është goditur edhe stadiumi i rivalit të tyre lokal, Tottenhamit, pasi çatia e shtëpisë së tyre është demoluar tërësisht. /Telegrafi/