Deri ditën e premte, gjykatësi për zbatimin e sanksioneve në Gjykatën Penale ka afat kohor për t’iu përgjigjur ankesës së avokatëve të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit për shtyrjen e afatit të burgut dyvjeçar për rastin “Tanku”. Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, në një konferencë me gazetarët tha se ka arritur ankesa nga avokatët e cila është dërguar me postë ditën e hënë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse ankesa refuzohet, Gruevski ka një afat prej tre ditëve që të paraqet ankesë deri te këshilli Penal, e cila vendos gjithashtu brenda tri ditëve. E gjithë kjo procedurë duhet të përfundojë brenda 9 ditëve, domethënë deri më 8 nëntor, deri ku është afati i fundit deri kur Gruevski duhet të paraqitet në mbajtjen e dënimit me burg.
Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev nuk deshi të komentojë arsyet e predikuara nga avokatët e Gruevskit për të shtyrë vendimin./Telegrafi/