Është arrestuar një 50-vjeçar nga policia e Durrësit pasi po tentonte të shiste katër mina me telekomandë kundrejt çmimit 10 mijë euro.
Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar të dyshuarin në Ishëm dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular.
Arrestimi i 50-vjecarit, banues në fshatin Larushk të Fushë Krujës u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Furnitori”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/