Telegrafi

Të sëmurë të shtrirë në dysheme, Berisha publikon foto nga spitali: Gjendje katastrofë në urgjencën e QSUT-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar sot një foto nga urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në foto shihen persona të shtrirë në korridoret e urgjencës në një situatë që Berisha e konsideron “katastrofë”.

“Gjendje katastrofë në urgjencën e QSUT-së! Nuk ka shtretër dhe të sëmurët shtrihen në dysheme. Shtrati shitet me 10 mijë lek [80 euro].
Shërbimi shëndetësor në ditën e tij më të zezë!”, ka shkruar Berisha.

Ai ka shpërndarë edhe një mesazh nga një qytetar që denoncon situatën e vështirë në spital. /Telegrafi/

Gjendje katastrofë në urgjencën e QSUT-së!

Nuk ka shtretër, të sëmurët shtrihen në dysheme ose e blejnë shtratin me 10…

Posted by Sali Berisha on Wednesday, 13 July 2022