Telegrafi

Të sapomartuarit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk i rezistojnë njëri-tjetrit as në publik

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë duke u kënaqur në një shfaqje publike të dashurisë ndërsa ishin në Los Angeles këtë fundjavë.

Çifti i famshëm i shoubizit organizoi një martesë luksoze në një pronë të stilit plantacion në Georgia muajin e kaluar dhe më pas kaluan muajin e mjaltit në Itali.

Megjithatë, ata janë kthyer në shtëpi në Los Angeles, ku u panë me binjakët e Jenniferit, Max dhe Emme, 14 vjeç, këtë të shtunë, shkruan DailyMail.

Jennifer, e cila i ka binjakët e saj me ish-bashkëshortin e saj të tretë dhe më të fundit, Marc Anthony, duket qartë se nuk mund të ngopej me Benin gjatë shikimit në sy.

Lexo po ashtu Në një moment, Jennifer Lopez ndali dasmën e saj dhe e ktheu atë në një 'koncert' duke i kënduar serenatë burrit të saj

Të porsamartuarit dukej se ishin fotografia e një çifti të dashuruar teksa ishin ngjitur pas njëri-tjetrit kur po ecnin nëpër një parking me fëmijët e këngëtares.

Në fakt, ata madje përshtatën veshjet, të dy duke veshur bluza të holla të bardha verore.

Megjithatë, ndërsa këngëtarja e hitit “Booty” kishte veshur xhinse të ngushta që theksonin fizikun e saj, Ben ishte veshur me pantallona më të lirshme.

Jennifer mund të dallohej duke e tërhequr Benin afër dhe duke i pëshpëritur në vesh, ndërsa çifti shijonin një shëtitje së bashku.

Ndërkohë, binjakët e Jenniferit, të cilët ishin në dasmë, si dhe tre fëmijët e Benit me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Garner, dukeshin se ishin në gjendje të mirë shpirtërore ndërsa ishin me një mik. /Telegrafi/