Rreshjet e fundit të shiut kanë bërë që situata në lumin Bregallnicë në Novo Sellë të Shtipit të arrij pikën kritike, ku niveli i ujit është 312 cm, ndërkaq kalimi i nivelit 250 cm konsiderohet si kritike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë rajon ka patur rreshje shiu rreth 30 orë pa ndërprerë, ndërkaq rritja e nivelit të ujit në këtë lum mund ta vërshojë rajonin.
Nga qendra rajonale e ”Rrugët e Maqedonisë”, thonë se të rreshurat kanë shkaktuar rrokullisje gurësh dhe se ekipet mekanike janë duke bërë pastrimin e tyre, të ndihmuar edhe nga tre maqina të kompanisë ”Granit”, ndërkaq pjesa e Istibanjës vazhdon të jetë nën rreshje.
Lajmi i keq është se priten të rreshura të reja shiu në fundjavë, ku pritet që të ketë deri 30 litër të rreshura shiu brenda një metër katrori./Telegrafi/