Kryetari i Komunës së Ohrit, Konstatin Georgieski paralajmëroi se do të ketë rrënim të ndërtimeve pa leje.
Georgieski thotë se nuk do të jetë e thjeshtë dhe se asgjë nuk do të ndodhë menjëherë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rrënimi i ndërtimeve pa leje në pjesët e mbrojtura në Ohër do të fillojë atëherë kur ato do të vërtetohen saktësisht, përkatësisht kur do të bëhet krahasimi i të dhënave në Regjistrin e ndërtimeve pa leje që më herët e përpunoi vetëqeverisja vendore.
Një ndër detyrat kryesore të vetëqeverisje vendore, pas kthimit të kryetarit të komunës nga Baku, do të jetë vlerësimi i mbi 400 objekteve pa leje në pjesën e mbrojtur të qytetit.
Komuna më herët shpalli tender për rrënimin e ndërtimeve pa leje, por pranoi se mjetet dhe kapacitet që disponon nuk janë të mjaftueshme për menaxhimin e problemit.
Menaxhimi me ndërtimet pa leje është një nga 19 kushtet e Ohrit që ta mbajë statusin e UNESCO-s./Telegrafi/