Shteti vazhdimisht po boshatiset. Numri i të rinjve që kërkojnë të ardhme më të mirë jashtë vendit por rritet, ndërsa dita e sotme e të rinjve përsëri bëri që partitë të konfrontohen.
Kryeministri Zoran Zaev në ‘Facebook’ uroi ditën e të rinjve, 12 gushtin, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Të rinjtë janë fuqia e shoqërisë sonë të përbashkët që të zhvillohet shpirti i vlerave evropiane dhe të vazhdojmë përpara me integrimet në BE dhe NATO. Perspektivat për zhvillim, zhvillim të krijuar dhe jetë cilësore të të rinjve këtu, në vendin tonë të bukur, janë qëllimi ynë i përbashkët dhe bashkërisht punojmë që ta realizojmë këtë”, shkroi Zaev.
Pas tij edhe partia e tij tha se kujdesi ndaj të rinjve është e vazhdueshme përmes realizimit të projekteve që hapin perspektiva, mundësi të reja dhe standard më të mirë jetësor.
Nga OBRM-PDUKM thonë se të rinjtë janë viktima më e madhe e siç thonë nga kjo parti, gënjeshtrave dhe manipulimeve të pushtetit. Ata rikujtuan LSDM-në dhe Zaevin për premtimet që i kanë dhënë.
Dita ndërkombëtare e të rinjve, 12 gushti, që u miratua me rezolutën 54/120 të Kombeve të Bashkuara në vitin 2000 u miratua me qëllim që vazhdimisht të avancohet pozita e të rinjve në shoqëri./Telegrafi/