Sot, tetë të rinj nga partitë politike në nivel evropian, kanë dhënë deklaratë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. Përmes kësaj deklarate, ata bënë thirrje për zgjedhje fer dhe demokratike, si dhe sigurimin e një procesi zgjedhor transparent dhe legjitim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata gjithashtu theksuan se qytetarët e Maqedonisë, jetojnë në një shoqëri të polarizuar tashmë disa vite, dhe tani është koha që një herë e përgjithmonë të marrin të drejtat e tyre themelore demokrate.
“Si persona të rinj, të cilët do të sjellin pasoja në të ardhmen me vendimet e të sotmes, bëjmë thirrje deri tek të gjitha partitë politike në Maqedoni dhe institucionet relevante, që bashkarisht të organizojnë për qytetarët e Maqedonisë të jetojnë në një demokraci të mirëfilltë”, thuhet mes tjerash në deklaratën e cila është e nënshkruar nga Aleanca e Lirë e të Rinjëve të Evropës./Telegrafi/