Aleanca e të rinjve të Kosovës (ARK), ka zhvilluar aktivitet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Të rinjtë e AAK-së, së bashku me deputeten Donika Kada-Bujupi, kanë takuar librashitësit e kryeqytetit.
Ata kanë blerë libra si mesazh për të rinjtë.
Sipas tyre, synim i të rinjve të Aleancës është që në të ardhmen e afërt, të angazhohen për të krijuar grupe të leximit dhe aktivitete të tjera.
“Në etapën në të cilën ka hyrë Aleanca, fokus të veçantë do i kushtojë krijimit të aktivisteve, duke synuar kështu ngritjen e vetëdijes së përgjithshme për pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në politike. Në këtë fushë do angazhohemi sidomos ne, si Aleancë e të Rinjve e si brez i ri i partisë. E dimë se për të arritur këtë, çelësi është leximi, zhvillimi dhe dija”, ka thënë kryetar i ARK-së, Driton Bardheci.
“Ne kemi menduar aktivitete kreative në mënyrë që të fusim leximin në përditshmërinë e secilit aktivist deri të masat e gjera. Aktivitete këto të cilat do të prezantohen shumë shpejt”, është shprehur Bardheci./Telegrafi