Një grup prej tetë të rinjve, janë filmuar me kamerë amatore duke bërë akrobacione mbi vagonët e një treni në lëvizje në New York.
Pamjet kanë shokuar opinionin duke shihej treni duke lëvizur në drejtim të stacionit Marcy Avenue të Brooklynit, ku të rinjtë që ishin mbi tren kërcenin dhe bënin salto të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Shumica prej tyre ishin veshur me të zeza dhe vraponin në drejtimin e njëjtë – ndërsa policia e New Yorkut është informuar për incidentin dhe të rinjtë po kërkohen për këtë shkelje.
“Nuk rekomandohet një veprim i tillë mbi vagonët e trenit, pasi një lëvizje më e vogël ka mundur t’ju kushtojë me jetë”, thuhet në raportin e policisë së New Yorkut. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=08e7ZwydTHA